Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Damjan Mançevski, Renata Deskoska dhe Robert Popovski, sot u takuan me ndihmës-sekretaren e SHBA-së për Evropë dhe Azi Viktorija Nuland dhe ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.
Në takim është biseduar për krizën politike në Maqedoni dhe zgjidhjen e saj sa më të shpejtë.
“Ëstë theksuar se është periudhë kyçe për arritjen e marrëveshjes për kushtet e patjetërsueshme për zgjedhjet korrekte dhe të rregullta. Bashkë është konstatuar se patjetër duhet të sigurohet listë e pastër zgjedhore, raportim objektiv të mediave dhe plotësim të kushteve. Gjithashtu është konstatuar se është e mundur që të zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në muajin nëntor”, thonë nga LSDM.
Nga partia opozitare gjithashtu njoftojnë se është e patjetërsueshme të formohet Qeveri e cila do t’i organizojë zgjedhjet e rregullta, në të cilat do të vendoset, siç thonë ata vullneti i lirë i qytetarëve pa dallim të ndryshimeve të cilat do t’i bëj pushteti në ligjin për punë të brendshme.
“Qeveria patjetër duhet të formohet në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos. Zgjedhjet e shpejta dhe demokratike do ta shpëtojnë Maqedoninë nga fundosja ekonomike dhe financiare e shtetit dhe mënyrës jo-demokratike të mënyrës së qeverisjes në dëm të perspektivave euro-atlantike. Pushteti me qëllimin për zmadhimin e borxhit nëpërmjet euro-obligacioneve, me ligjin për reklamave qeveritare, me ligjin për MPB-në, u bën dëme të mëdha interesave të qytetarëve dhe Maqedonisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Përndryshe, LSDM njofton se në takim është theksuar edhe nevoja për pavarësimin e plotë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), puna profesionale e gjyqësorit dhe MPB-së me PSP-në, por edhe nevoja për mbështetje të PSP-së nga subjektet politike.