fbpx

Zaev: Nuk besoj, por pres Gruevski të largohet

-

Në pjesën e dytë të regjistrimeve që i prezantoi lideri i LSDM-së para Qeverisë, Gordana Jankulloska flet me Gorançe Savovskin (drejtori i ri i Byrosë për sigurim publik) për kompaninë në Negotinë, që kontrollohet nga DAP për të lëshuar pe edhe pse në cisternë janë gjetur 5,5 ton naftë të kuqe. Ajo thotë të shohin çfarë mund të bëjnë me atë kompani. Savovski i thotë se do ta rregullojnë këtë çështje.

Jankulloska në bisedë me Goran Trajkovskin drejtorin e DAP, flet për kompaninë “Tandem” nga Negotina. Ajo i shpjegon se ai njeri iu ka ndihmuar për një punë tjetër. Trajkovski i thotë se “Radnik i ka dërguar mesazh që të bëj verifikim”. Jankulloska thotë se “shefi ka urdhëruar që mos të bëhet kontroll”. Kurse Trajkovski thotë se shefi i “Tandem” është lajmëruar në Kavadar sepse i janë humbur 1600 euro të cilat kanë qenë në cisternë dhe se në fakt ka dashur të bëhet viktimë.

Jankulloska dhe Gruevski flasin për një letër nga Agjencia e fluturimeve civile për Majën (sipas Zaev, gruaja e presidentit Gjorgje Ivanov). Kryeministri thotë se e “ka qetësuar topin” ndërsa letra, mundësisht të zhduket nga arkivi. Jankulloska thotë se letra është tek ajo në raft, por problem është se ka kaluar përmes arkivit kryesor dhe ka mundësi dikush ta ketë fotokopjuar. Kryeministri thotë se Maja ka dashur ta ndryshoj (një person i panjohur), pas çka Gruevski ka insistuar të mos bëhet kjo sepse do të dëmtohej shteti. Gruevski thotë se nëse del fotokopja, të dytë do të thonë se nuk është e saktë dhe se nuk ka origjinal.

Sot nëpër mediume doli intervistë e Zaevit për botimin elektronik të gazetës “Di Cajt” ku shkruan se ai ka thënë se “shtatë shqiptarët etnik që janë dënuar për vrasjen tek liqeni i Smilkovcës janë të pafajshëm dhe pa faj qëndrojnë në burg”. Në lidhje me këtë, duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, Zaev tha se kjo është “gabimi i vet gazetarit” edhe pse “ekzistojnë dyshime të mëdha për rastin”. Ai tha se do të publikohen të gjitha detajet, por se nuk dëshiron të ketë probleme në shtet.

Zaev tha se pas intervistës së Gruevskit, ku ai njofton se nuk ka të involvuar shërbime të huaja në rast, pret të tërhiqen të gjitha akuzat kundër njerëzve që janë në arrest dhe se menjëherë duhet të lirohen. Ai thotë se askund nuk ka dëshmi për bashkëpunim me shërbime sekrete.

“Ne nuk heqim dorë nga kërkesat tona. Presim dorëheqje nga Nikolla Gruevski. Çdo njeri normal për 30 minuta do të jepte dorëheqje. Për këtë është kjo llahtari. Kërkojmë qeveri kalimtare, që do t’i vendos drejtimet për zgjedhjet e parakohshme. Në momentin e duhur, nuk besoj, por sërish pres Gruevski të jep dorëheqje. Kemi nevojë për njerëz me ndikim dhe SHBA-në që të gjendet zgjidhje për krizën- deklaroi Zaev.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.