fbpx

Zaev: Do të kuptohet për shkak të cilit politikan nuk është arritur marrëveshje në Bruksel

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot pas kthimit nga Brukseli deklaroi se do të kuptohet për shkak të cilit politikan nuk është arritur marrëveshje.

“Kush ka qenë fajtorë? Nëse i pyesim të huajt, do të thonë se për momentin ishte Zaev, në moment tjetër Gruevski, këtu Ali Ahmeti në vend që të ndihmoj ai e bëri të kundërtën. Sidoqoftë, ne nuk ia dolëm të merremi vesh në Bruksel”, deklaroi Zaev.

Sipas Zaev, për momentin nuk është e rëndësishme kush është fajtor për atë që dje nuk është arritur marrëveshje, por me rëndësi është që të arrihet avancim.

“Është e rëndësishme të kemi avancim. Ky hap pozitiv jep shpresë që të shpenzojmë kohë dhe energji për të gjetur zgjidhje. Shpresojmë që të gjejmë gatishmëri nga pjesëmarrësit tanë. Qëndrimet tona janë të qartë. Qëndrimet tona janë të arsyeshme, lehtë i arsyetojmë dhe tregojmë pse duhet të jetë ashtu. Në fund të ditës, nuk themi se ne dimë çdo gjë. Për këtë ulemi në tavolinë, që të gjejmë zgjidhje më të mirë për shtetin- tha Zaev.

Lideri i LSDM konsideron se do të gjendet zgjidhje nëse qëndrojmë pozitiv.

“Shpresoj që nuk do të jenë të motivuar “Qytetarët për Maqedoni” t’i zhvillojnë mjetet e tyre demokratike që i kemi në dispozicion, sepse ato janë mjete shumë pak të dëshirueshme nga zgjidhja që mund ta gjejmë në tavolinë”, deklaroi Zaev, më pas duke refuzuar të zbuloj më shumë detaje për mos t’i dëmtuar bisedimet e mëtutjeshme.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.