fbpx

Zaev: Jankullovska dhe Stavrevski bisedojnë për shpenzime pa kurrfarë qëllimi

-

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se do të publikoj audio regjistrime nga bisedat për shpenzim parash dhe për shpenzime buxhetore. Ai tha se këto janë pohime drejtpërdrejt nga ministri i financave, Zoran Stavrevski dhe ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.

-Kjo është bërë me urdhër nga një person, nga kryeministri Nikolla Gruevski- deklaroi Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se bisedat janë bërë lidhur me rishikimin e buxhetit për vitin 2012-të.

Në katër audio regjistrimet e para, bisedat mes Stavrevskit dhe Jankullovskës kanë të bëjnë me para të shpenzuara pa kurrfarë qëllimi.

Stavrevski ankohet se janë shpenzuar para për gjëra megalomane.

Ndërsa Jankullovska ankohet se nuk ka para të mjaftueshme dhe i rekomandon Stavrevskit t’i reduktoj pagat.

Stavrevski pranon se në buxhet nuk ka para.

Jankullovska flet edhe për gjendjen në komunën Qendër dhe për tejkalimin e autorizimeve të policisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.