fbpx

Zaev: Gruevski, Mijalkov dhe Jankulloska kanë shkatërruar sistemin e gjyqësorit

-

Голем интерес а прес-конференцијата на лидерот на СДСМ Зоран Заев за 12 бомба
Interesim i jashtzakonshëm  i mediave në selinë e LSDM-së

 

Kjo që ka ndodhur në Maqedoni, autokracia dhe egër dhe e palejuar e Nikolla Gruevskit dhe kushëririt të tij Sasho Mijallkov dhe disa mbështetësve të tij, kanë shkatërruar sistemin e gjyqësorit, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën e shtypit në suazat e “bombës” së dymbëdhjetë.

Ai tha se gjykatësit janë kurdisur nga Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovska.

-Ata kanë pasur mbështetje edhe në BDI. Ky “grup” ka kurdisur gjykatës dhe ka porositur aktvendimet gjyqësore- tha Zaev.

Në bisedën e parë të publikuara nga lideri i LSDM-së në konferencën e shtypit, kushëriri i Gruevskit, Vlatko Mijalkov, e pyet Filimena Manevskën për ndonjë gjykatëse.

-Ajo është e jona. Thuaji se “më ka dërguar Filimena”. Shko, prezantohu dhe thuaji se unë të kam dërguar- i thotë Manevska, siç dëgjohet në regjistrim.

Në bisedën e dytë, që sipas liderit opozitar është zhvilluar mes Gordana Jankulloskës dhe Martin Protugjerit, ata bisedojnë për mundësinë si t’i ndihmohet Protugjerit për një mik të tij.

Në audio regjistrimin e tretë që u publikua sot në konferencën e shtypit të LSDM-së, dërgohet biseda e Jankulloskës dhe Sasho Mijallkovin, që të kurdisin MPB të humb kontest gjyqësorë me një “njeri” që u ka ndihmuar në shpërbërjen e partisë “Dinjiteti”.

Në regjistrimet e radhës që sot i prezantoi Zoran Zaev, bisedojnë Aleksandra Zafirovska dhe Lençe Samarxhievska që të njoftohet kryeministri se do të shpallet konkurs për gjykatës në Kratovë dhe Shkup.

Ndërsa Jankulloska dhe Mijallkov, në një tjetër incizim bisedojnë për gjykatës në Krushevë dhe në Gjykatën supreme si dhe për atë kush të jetë prokuror. Bisedojnë se si Blerim Bexheti ka insistuar të përshpejtohet përzgjedhja e prokurorëve. Mijalkov insiston që të përshpejtohet puna që të arrijë në seancë të Këshillit gjyqësorë. Ata flasin për emërimin e Lidija Petkovskës.

Në një prej bisedave mes Jankulloskës dhe Lubço Shvrgovskit, dëgjohet se si prokurori i thotë ministres se do të emërohen prokurorë dhe thekson se është dëgjuar me Mijalkovin. Ajo i thotë se do të bisedoj për emërimin dhe t’i thotë Blerim Bexhetit se do të kompensohen për këtë në prokurorinë e Shkupit.

Ndërsa Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi merren vesh për emërimin e prokurorëve. Bexheti i thotë Xhaferit se i është paraqitur Jankulloskës dhe se ka biseduar për një vend në prokurori. Ata bisedojnë për atë se çfarë mund t’u jepet për kompensim.

Në bisedën e ardhshme Bexheti dhe Xhaferi flasin se duhet bisedohet me kryetarin e BDI-së për vendin dhe kompensimin të cilën ua ofrojnë VMRO DPMNE-së. Pyeten me çfarë mund të kompensohet ai post. Ata merren vesh se ai post duhet t’u jepet dhe të kompensohet me vend të rangut të lartë. Flasin edhe për tre prokuror të rinj duke thënë se do të jenë të “tyre”.

Ndërsa Nikolla Todorov me Jankullosëk në një audio regjistrim tjetër që prezantoi sot Zoran Zaev, flasin për gruan e dekanit të FINKI-t, e cila ka qenë në konkurs për emërimin e gjykatësve.  Jankulloska i thotë t’ia dërgoj emrin për ndonjë konkurs tjetër sepse për këtë konkurs janë ndarë gjykatësit mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.

Zaev publikoi edhe një bisedë nga ministrja e brendshme, këtë herë me Zoran Stavrevskin në të cilën dëgjohet se si ata flasin për ndonjë të punësuar në Ministrinë e financave i cili ka aplikuar për punë në Gjykatën e apelit. Stavrevski i thotë se dëshirona t’ia nxijë jetën në vendin e ri të punës. Jankulloska përgjigjet duke thënë se do të paraqitet tek Agjencia që të mbajnë llogari që t’i “prishët” puna.

Në një audio regjistrim tjetër dëgjohet se si Mijalkov bisedon me Sofija Lajiqin dhe e njofton se e ka “vendosur” për gjykatëse. Ai i uron për emërimin dhe flasin për gjykatësen Tupançevska dhe për atë se si i Lidjës i ka blerë kristal Svarovski.

Ndërsa Svetlana Kostovska flet me Mijalkovin dhe ai i thotë se e kanë emëruar për gjykatëse. Kostovska i thotë se do t’i mbetet “borxh tërë jetën”.

Zaev theksoi se “një grup i vogël nga pushteti ka shkatërruar rendin kushtetues të vendit”.

-Ky është një sistem monstruoz. Në gojën e kësaj monstre jemi të gjithë. Mos të lejojmë të na hanë. “E vërteta për Maqedoninë” nxori në shesh me çfarë kushte jonormale kemi jetuar tërë këto vite. Të mos lejojmë që kjo të na ndodh më sërish- theksoi Zaev.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i Zaevit për mbrojtje e njerëzve që përmenden ose janë aktor të bisedave telefonike dhe a ka materiale për afera më të mëdha, ai u përgjigj se do të angazhohet deri në fund të vijë drejtësia për çdo kriminel.

-Edhe në bisedat e mëhershme edhe sot ka njerëz që janë kryerës me urdhër. Sot dërgoj porosi që të vazhdojnë të paraqiten si raportues të krimit sepse ligji i jonë i mbron. Çdo gjë që kemi do të publikojmë. Kemi lëndë për numrin më të madh nga ajo që ka shkaktuar debat në opinion. Shkojmë sipas planeve tona që të arrijë deri tek qytetarët- tha Zaev.

Lideri i LSDM-së opozitare prokurorit publik i porositi se nëse mendon për vëzhgim si në rastin “Monstra” –kjo nuk do të kalojë. Ai tha se prokurori patjetër të jep dorëheqje.

Zaev nuk tregoi se kush janë dy ambasadorët që janë përgjuar dhe tha se disa ambasadorë kanë marrë dosje me materialet nga përgjimet.

Për rastin “Monstra” kryetari i LSDM-së tha se do të publikoj çdo gjë që ka tek ta si audio regjistrime apo SMS porosi dhe se me të vërtetën do të shkoj deri në fund.

Në pyetjen nëse ka dëshmi për krim ekonomik, Zaev tha se “kanë vjedhur, janë harruar” se ka “shumë prova për këtë” dhe se do të zbardhet çdo gjë që kanë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.