“Bindja me këto dëshmi dhe argumente që pohojnë se në Maqedoni nuk ka liri dhe demokraci, se qytetarët nuk mund të shprehen vullnetin e tyre gjatë zgjedhjeve është aq e fuqishme saqë na jep të drejtë si politikanë të vëmë peng besueshmërinë tonë politike”, theksoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në tribunën e mbrëmshme në Kriva Pallankë.
– Dikush kështu thotë: “ Mirë, Zaev, po vë peng besueshmërinë tënde politike, nëse nuk ja del do të të largohesh”. Jo, po vë gjithçka që kam, këta njerëz rreth meje si liderë partish, udhëheqësit e organizatave komunale… Derisa nuk arrijmë të largojmë Gruveski, kjo s’ka për tu ndalur! Ja aq fuqishëm iu besojmë provave dhe argumenteve! Pa dallim se a do të fillojnë bisedimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës, askush nuk ka të drejtë qytetarëve t’ua fshehë të vërtetën. Pa dallim se a do të fillojnë bisedimet me pushtetin ose jo, ne do të bëjmë çmos që qeveria të largohet. Ne jemi më ndryshe dhe do të jemi më ndryshe. Ne ekzistojmë për Maqedoninë- tha Zoran Zaev.
Ai përsëriti se në çastin kur do të publikoj provat, Gruevski për tri ditë do të duhet të jap dorëheqje, por fatkeqësisht, shtoi se edhe “kokat tona do të ulen”