fbpx

Zaev: Qytetarët do të fitojnë nëse Maqedonia është një njësi zgjedhore

-

Partitë e mëdha politike do të humbin nëse Maqedonia është një njësi zgjedhore, por në këtë rast fitojnë qytetarët, demokracia parlamentare dhe realisht, përmes modelit me një njësi zgjedhore, nuk do të ndodh që të ketë figura të fuqishme siç ishte Gruevski në Maqedoni. Këtë sot e deklaroi Zoran Zaev kryetari i LSDM në takim me qytetarët në Pehçevë.

“Kjo periudhë duhet të ngel e kaluar për Maqedoninë tonë, nëse duam të jemi shtet me zhvillim demokratik. Ne jemi të bindur plotësisht se opozita do ta fitoj nderin që ta kthej në normale Maqedoninë dhe t’i kthej institucionet demokratike, por çfarë është më e rëndësishme, ta përmirësoj cilësinë e jetesës së qytetarëve në vend. Nëse dëshiron Gruevski të ketë listë me shumicë, debati është legjitim, por së pari duhet të bëj regjistrim. Pa regjistrim, si do t’i definojmë njësitë zgjedhore, do të futemi edhe në një shkelje tjetër kushtetuese, që të zbatohet modeli i tillë” deklaroi Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.