fbpx

Zaev: Ja si Gruevski kurdis zgjedhjet

-

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp publikoi biseda të përgjuara për, siç tha, manipulime në zgjedhje.

-Sot fillojmë t’i zbardhim manipulimet zgjedhore që i bën Gruevski me disa bashkëpunëtorë. Do të dëgjoni se si Gruevski i vjedh dhe i kurdis zgjedhjet. Do të publikojmë se si janë keqpërdorur bujqit, pensionistët, administrata. Do të jeni dëshmitarë për presione çnjerëzore, për kërcënime, për përfundim të familjeve në hendek- tha Zaev.

Pesë bisedat e para, sipas Zaev, janë mes ministres së brendshme, Gordana Jankulloska dhe kryeministrit Nikolla Gruevski për atë se si janë kurdisur zgjedhjet.

Jankulloska me Martin Protugjerin flet për letërnjoftimet e njerëzve të sjellë nga Prespa e Vogël. Ajo konfirmon se në banesë prej 50 m/2 gjenden nga 40 persona.

Në një regjistrim tjetër dëgjohet se si Mile Janakieski flet me Kire Bozhinovskin për adresat ku janë akomoduar këto 50 person ndërsa Bozhinovski konfirmon se të njerëzit e njëjtë sillen nëpër banesa të ndryshme.

Me bashkëpunëtore të saj, në audio regjistrimin e tretë, dëgjohet si Jankulloska flet për verifikimin se në cilën adresë janë ata njerëz. Jankulloska insiston që kjo punë të kryhet më shpejtë dhe të jetë e “pastër”. Merren vesh për kontrollime të reja si dhe kontrollin ta kryej policia. Ministrja thotë se në fshat ku ka pesë banorë nuk mund të ketë më shumë votues.

Gruevski në bisedën me Janakieskin, në regjistrimin e radhës që e publikoi Zaev, flet për atë se si kanë përfunduar zgjedhjet në Komunën Qendër. Gruevski i thotë Janakieskit se “po të ishit prespasit, do të kryenin punë”.

Ndërsa Jankulloska në një bisedë tjetër që e publikoi Zaev në konferencën e sotme për shtyp thotë se “të gjorët” kanë shkuar të votojnë. Ajo thotë se mbahen për dore dhe votojnë ndërsa shton se në orën 7 do të shpallin fitore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.