Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për “Top- tema” në televizionin Telma tha se do të paraqitet para Komisionit anketues për skandalin e përgjimeve pasi kryeministri publikisht të dëshmoj.
Lidhur me letërnjoftimet e falsifikuara, Zaev rikujtoi se ato janë nxjerrë nga viti 2009 deri 2014 dhe shtoi se hetimi duhet të tregoj qëllimin e nxjerrjes së dokumenteve. Ai konfirmoi se fotografia me të dyshuarin për falsifikim është bërë në zyren e tij partiake, por shtoi se edhe Gruevski është person i dyshuar, por edhe me të ulet dhe bisedon.
Lideri i LSDM-së theksoi se materialet që i posedon do të dorëzohen te Prokuroria publike kur do të përmbushen kushtet për ruajtjen e tyre të sigurt.