fbpx

Zaev: Deri në zgjedhje duhet të ketë aktgjykime

-

Për momentin zhvillohen bisedime për prokurorin publik apo prokurori special publik i cili do të jetë kompetent që të nis procedura para- hetimore dhe hetimore dhe të sjell vendime lidhur me përgjimet. Këtë ua kemi borxh qytetarëve, përmes prokurorit publik të pavarur këto procedura të hapen, të thuhet çfarë është e saktë e çfarë jo” deklaroi në Strugë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Jemi të bindur se duhet gjetur zgjidhje. Është e saktë se nuk i kemi gjërat e qarta sikur ne në opozitë edhe ata në pushtet, sa i përket zgjidhjes. Por, jemi të bindur në autonominë e plotë. Jemi të pajtimit se në marrëveshje qëndron prokurori i ri publik me autonomi të plotë i cili do të jetë kompetent për çdo gjë që del nga përgjimi. Dallimet janë në pjesën e ekipit që do të jetë rreth prokurorit publik. Ende jemi në qëndrimin se në pajtim me ligjin aktual për prokurorë publik, çdo prokuror publik ka prokurorë në vet Prokurorinë” tha Zaev.

Apeloj, tha ai, deri tek opinioni i ekspertëve, që të ndihmoj dhe të jep komente.

“Ekzistojnë bashkëpunëtorët profesionist në pjesën e profilit, siç ekzistojnë nëpër gjykata apo jo në Prokurorinë publike. Ne e dimë se bashkëpunëtorët profesionist ka nëpër gjykata, krahas bashkëpunëtorëve profesionist që nënkuptojnë mbështetja praktike dhe teknike, në prokurorinë publike ekzistojnë profile të këtilla, por bashkëpunëtorët në nivel të profesionistëve nuk ekzistojnë. Kemi arritur marrëveshje rreth mënyrës së reparteve hetimore, përmes selektimit të inspektorëve, nuk ka dilema rreth pranimeve të tyre, rreth pajisjes teknike që patjetër duhet ta kenë. Ngelin disa momente thelbësore që besoj në ditët në vazhdim do të zgjidhen sepse dilema që është tek ne është se a do të emërohet prokurori special deri më 15 shtator. Kjo është dakorduar dhe kthim prapa s’ka” tha Zaev.

Ai shtoi se më 1 shtator LSDM do të kthehet në Kuvend.

Zaev tha se deri në zgjedhje pret të sillen disa aktgjykime, të sillen vendime si dhe të paraqiten Zaevi dhe Gruevski në ulësen e prokurorisë.

“Nuk ka ikje, ne jemi njësoj me të gjithë qytetarët. Nëse dikush ka shkelur ligjin, duhet të jep llogari para ligjit. Amnisti të reja nuk i duhen Maqedonisë. Kuptohet, sipas dëshmive që janë në procedurë. Prokurori të pavarur ku angazhohemi në krye me prokurorin publik, patjetër duhet ta përfundojmë këtë” shtoi Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.