Zaev: Nëse nuk emërohet prokurori special deri më 15 shtator, Marrëveshja e Przhinos nuk do të jetë valid

-

Më 28 maj të vitit të kaluar, nga ky vend porosita se Nikolla Gruevski patjetër duhet të merr përgjegjësinë për zgjedhjet e organizuara kriminale, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp para portave të shtëpisë ligjvënësve lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai tha se edhe atëherë i ka kumtuar qëndrimet e opozitës, për ndarjen e partisë nga shteti, sundimin e të së drejtës dhe respektimin e vlerave elementare kushtetuese.

“Për vetëm 1 vit, Nikolla Gruevski pranoi çdo gjë që me gojën e tij e mohoi. Dorëheqje, qeveri kalimtare dhe prokuror të ri publik. Obligim ngelën vërejtjet e Komisionit Evropian, që u përmendën në raportin e Rajnhard Pribes, i cili vetëm konfirmoi gjendjet për të cilat folëm. Para se gjithash, të sigurohet gjyqësorë i pavarur, përmes kapitujve 23 dhe 24, pastaj listën zgjedhore, legjislacionin zgjedhor, rregullimin e mediumeve dhe lirimin e trupave rregullator nga kthetra e pushtetit. Sot ja sërish jemi këtu për t’i paralajmëruar hapat e ardhshëm pasi ia dolëm qëllimit. Marrëveshje për organizimin e zgjedhjeve korrekte të parakohshme parlamentare. Me këtë konfirmuam se e respektojmë marrëveshjen e firmosur më 2 dhe 15 qershor. Paralajmëroj se prej sot grupit i deputetëve të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit, që tërë këtë kohë punuan në terren, së bashku me qytetarët, do të vazhdojnë të punojnë në Parlament” tha Zaev.

Siç tha ai, deri më 15shtator duhet të zgjidhet prokurori special publik ndërsa deri më 20 tetor duhet të zgjidhet qeveria kalimtare, të rregullohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor dhe të bëhet listë tërësisht e re zgjedhore.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...