fbpx

Për vozitje mbi 50 km/orë, gjoba prej 10 deri 400 euro

-

Kuvendi i RM-së votoi Ligji për siguri në trafik, me të cilin parashihet përdorimi obligativ i dritave gjatë vozitjes me makinë vetëm në periudhën e muzgut të parë e deri në zbardhjen e plotë si dhe gjatë ditës kur moti është me mjegull.

Për biçikletat dritat do të jenë obligative edhe gjatë ditës edhe gjatë natës ndërsa për çiklistët është obligative të mbajnë sinjale me dritë.

Kufizimi i shpejtësisë së vozitjes nëpër rrugët urbane të vendit prej 60 siç ishte deri më tani në 50 km/orë, që këto ditë u gjet në fokusin e opinionit, parashihet me Ligjin e ri për siguri në trafik, që për momentin është në procedurë parlamentare dhe, sipas parashikimeve, së shpejti pritet të hy në fuqi.

Në nenin 35 të propozim- ligjit, që për arsye të njohura dhe të panjohura gjatë kohë është në procedurë, thuhet se “në rrugë publike në lagje, vozitësi nuk guxon të vozit me shpejtësi më të madhe se 50 km/orë”.

Ligji parasheh përjashtim gjegjësisht se lejohet vozitja me shpejtës më të madhe se 50, por jo më shumë se 70 km/orë, nëse për këtë ekzistojnë kushte teknike në trafik.

Sipas raporteve nga seancat e komisioneve kompetente parlamentare, në lidhje me këto qëndrime të nenit të Ligjit nuk janë dorëzuar amendamente, përveç qëndrimet që kanë të bëjnë me gjobat në rast të mos- respektimit të kufizimit të shpejtësisë.

Nga MPB që në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, kur u përpilua propozim- ligji dhe duhej të gjendet në procedurë parlamentare, për “Meta” deklaruan se shpejtësia e lëvizjes së makinave në mjedise urbane ulet prej 60 në 50 km/orë. Këtë ndryshim, atëherë e konsideronim si një prej më të mëdhave në Ligjin e ri për siguri në trafik.

Liljana Popovska nga RDM konsideron se Ligji duhet të tërhiqet dhe pas disa debateve publike të përpilohet një ligj i ri.

“As kaskat e as jelekët nuk do t’i shpëtojnë çiklistët nëse nuk ka shteg për çiklistët. Çdo ditë ka nga ndonjë incident me biçikleta e kjo ndodh sepse nuk ka shtigje për to” tha Popovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.