fbpx

Për VMRO-DPMNE bisedimet janë aktive, për LSDM janë në pauzë

-

Nuk ka ende ndonjë shenjë se sot mund të rifillojnë bisedimet në mes partive politike. Informacionet jozyrtare thonë se vazhdimi i rekomandimit varet nga ajo se a do të zbatohet.

Nga VMRO-DPMNE për “Meta” thonë se bisedimet për to janë aktive, dhe për takimet eventuale duhet të pyetet lehtësuesi i bisedimeve, Piter Van Hojte.

Burime nga LSDM thonë se ata nuk kanë aktivitete, por as takime bilaterale. “Qëndrimet tona janë të pastra dhe nuk kemi pse të bisedojmë në takime bilaterale, problem duhet të rregullohet me VMRO-DPMNE-në. Puna është bllokuar për kompetencat e ministrit për punë të brendshme dhe ndihmës prokurorëve të prokurores special Katica Janeva” thonë nga LSDM për “Meta”.

Jo-zyrtarisht mësohet se gjatë vikendit që kalojë lehtësuesi Piter Van Hojte i ka qartësuar qëndrimet e VMRO-DPMNE-së me ministrin për shëndetësi Nikolla Todorov, por a është arritur diçka konkrete ende nuk ka informacion.

Deri tash nuk është caktuar takim i radhës për të vazhduar punën grupet punuese

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.