Për të huajt, terroristët janë në thonjëza!

-

24 orë pas aksionit të policisë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ambasadorët e SHBA-së, vendeve të BE-së dhe mediumet perëndimore, për grupin që MPB e kualifikoi si terrorist, filluan të flasin dhe të shkruajnë nën thonjëza apo ta përdorin termin “kinse terrorist”.

Ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli i cili së bashku me ambasadorët e BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë ishte në takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, në njoftimin e përbashkët terroristët i vendosi nën thonjëza.

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan se “Qeveria e Gruevskit të shtunën, në orët e hershme të mëngjesit, ka urdhëruar aksion policor kundër “terroristëve” etnik shqiptar në qytetin e përzier verior të Kumanovës, ku jetën e humbën tetë policë dhe 14 “terroristë”.

“Guardian-i” britanik në tekstin kushtuar atmosferën (politike dhe në terren), grupin që ishte cak i policisë e emëron me “terrorist”, por nën thonjëza.

“Detajet për aksionin ngelin të paraqitë, por qeveria konservative e Nikolla Gruevskit u ballafaqua me thirrje urgjente nga NATO dhe BE për “hetim transparent” për atë që ndodhi”, shkruan “Guardian” në tekstin me titull “Dhuna mes policisë maqedonase dhe “terroristëve” e vendosi kryeministrin nën llupë”.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...