Xhaferi: Çdo deputet normal do të votoj për fshirjen e 5 qershorit nga Kodi zgjedhor

Koordinatori i BDI-së në kuvend, Talat Xhaferi thotë se propozim-ndryshimet e ligjit nuk përfshijnë datë për zgjedhje, pasi që këtë vendim e marrin liderët e partive dhe jo ai vet.

Ai për “Meta” thotë se lidhur me propozim- ndryshimet e ligjit nuk ka datë të re sepse për këtë vendosin liderët e partive e jo ai.

“Kjo nismë del nga vendimi i Gjykatës kushtetuese dhe masës kohore që u miratua. Tani për tani është e rëndësishme të fshihet ky nen” deklaroi Xhaferi.

Në pyetjen nëse mendon se deputetët tjerë do t’i mbështetin ndryshimet, ai thotë se çdo deputet normal këtë patjetër duhet ta bëjë.