Vullnetarët ikin nga Ideomi

-

Në Idomeni kushtet edhe më tej përkeqësohen. Shiu edhe kushtet e vështira ngjasojnë sikur të hedhësh kripë në plagë të hapur për refugjatët, pas paralajmërimeve të djeshme se disa nga organizatat vullnetare dhe UNHCR  do të tërhiqen nga kampi. Tendat nga e para po  fundosen në baltë, refugjatët në të ftohtë, dhe me tërheqjen e organizatave vullnetare, ekziston frika se refugjatët do të mbesin edhe pa donacionet me ushqim dhe ujë.
Organizatat joqeveritare dy ose tri herë në ditë sigurojnë sandviçë dhe nga një shishe me ujë për refugjatët, por nëse ato largohen dhe vullnetarët ndalojnë së ardhuri të cilët me veturat e tyre sillnin ushqim dhe ujë, refugjatët do të mbeten në mëshirën e fatit, përkatësisht do të duhet të blejnë ushqim nga bujqit lokal, shitësit madje edhe atyre që rishesin, të cilët gjenden edhe në mesin e  refugjatëve të kampit. Në Idomeni akoma vijnë furgona nga furrat e  bukës, bujq  me zarzavate dhe pemë nga fshatrat për rreth, ka edhe kantinë ku me çmimet standarde greke mund të blejnë  ushqim, ujë, lëng ose biskota.
Sipas analistit dhe aktivistit për të drejtat dhe liritë e njeriut, Suad Misini, vullnetarët maqedonas ka edhe në Idomeni.
–Ka dy shkaqe të mudshme  për tu tërhequr vullnetarët nga Idomeni. I pari mos kenë më para dhe i dyti është që tërheqja të jetë në shenjë revolte dhe proteste që të kthehen në Turqi- thotë Misini.
Misini informon se qendra e pranimit në Gjevgjel vullnetarët mbesin që t’iu ndihmojnë refugjatëve dhe nuk do të tërhiqen.