fbpx

Vuçiq: Jam i tronditur nga paralajmërimet e Hungarisë për ngritjen e murit kufitar

-

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ishte i habitur dhe i tronditur nga një plan i Hungarisë për ngritjen e një pengese përgjatë kufirit me Serbinë për parandalimin e kalimit të imigrantëve ilegalë.

”Të ngresh mure nuk është zgjidhje, sidomos për arsyen se Serbia nuk mund të jetë përgjegjëse për situatën”, deklaroi Vuçiq për radiotelevizionin serb, RTS.

”Do të diskutoj me homologun tim hungarez, Viktor Orban dhe zyrtarë të BE-së, pasi kjo është një çështje fillimisht e unionit dhe pastaj e Serbisë që shërben si vend tranzit”, theksoi ai.

Ministri sqaroi se bëhet fjalë për vijën kufitare prej 175 kilometrash, që do të “mbyllet” nga një rrethim prej katër metrash të lartë.
Ministria hungareze e Punëve të Brendshme tashmë ka marrë udhëzime për përgatitjen e projektit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.