fbpx

Vranishkovski do të dalë, çfarë do të merr për kthim Kisha Ortodokse Maqedonase

-

Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO)? Thirrja e Sinodit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO) tek autoritetet kompetente të shtetit për mëshirë për peshkopin e zhveshur Jovan Vranishkovski, në emrin e “qëllime të lartë”, për një periudhë të shkurtër e gjeti vendin e saj. Pasi vuajti tre vjet e dy muaj, apo më shumë se gjysma e pesë viteve burg, Vranishkovski për një javë duhet të dal nga burgu “Idrizovo”. Autoritetet kompetente kanë pranuar thirrjen, dhe reagim i shpejt, ka ngritur dyshime dhe hapi çështjen për të cilën kush pushtet – gjyqësor, ekzekutiv ose legjislativ – është njohur me “qëllime të lartë” dhe për këtë arsye duhet t’i atribuohen gjestin e krishterë të mëshirës. Lirimi i Vranishkovskit nga burgu “Idrizovo”, është më se e qartë se dhe prokuroria për ndjekje penale dhe krim të organizuar dhe korrupsioni ka rënë dakord me vendimin e gjykatës, domethënë janë plotësuar kërkesat ligjore për lirimin me kusht. E Krishterë, por jo reale- politike është të besohet vetëm një anë (Maqedonia, KOM-KO) do të bëjë lëvizje mëshire pa marrëveshje për (njohje, autoqefalinë) nga ana tjetër Kisha Ortodokse Serbe dhe Kisha Ortodokse Ruse (KOS, KOR).

-Mendoj se Jovan Vranishkovski që më herët duhej të lëshohej nga burgu, pa marr parasysh çështjes për bisedime me KOM dhe KOS. Pa u futur në momentet politike, hapi i Sinodit për kërkim të faljes për Jovanin është i arsyeshëm. Edhe më herët kishte iniciativa nga disa peshkopë të KOM për lirimin e Vranishkovskit, por nuk kishte reagim. Momenti se Jovani mbahet në burg për shkak të dëmit që mund t’ia shkaktojë KOM-it është i paarsyetuar dhe ndikoi në mënyrë frustuese ndaj KOM-it. Pas thirrjes të KOM dhe disponimi i Qeverisë, gjykatësit e kanë pasur të lehtë që ta sjellin vendimin- thotë për “Meta” gazetari Maksim Ristovski, ish klerik në KOM.

Autoriteti gjyqësorë e jo ai ekzekutiv e solli vendimin për lëshim me kusht të Jovan Vranishkovskit, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

-Si qeveri, do ta respektojmë vendimin e gjykatës, ndërsa për motivet, shkaqet dhe rrethanat që kanë sjellë deri tek ky vendim, është e patjetërsueshme të drejtoheni tek organi që e ka sjellë këtë gjegjësisht gjykata- tha këtë fundjavë Gjorgjiev.

Gjorgjiev shtoi se Qeveria në mënyrë parimore mbështet të gjitha aktivitetet që çojnë në tejkalimin e sfidë që e ka KOM në suazat e komunikimit të saj ndërkombëtare, duke theksuar se nuk do të ishte përkatëse Qeveria të komentoj vendimin gjyqësor, duke respektuar treshen pushtet- mbajtëse të shtetit.

Për lëshimin me kusht të Vranishkovskit kishte vendosur gjykata penale e Shkupit, me kërkesë që deri në gjykatë e ka dorëzuar drejtori i burgut “Idrizovë” më 25 dhjetorë në vitin 2014-të.

Siç njoftuan mediumet, në kërkesë është theksuar se Vranishkovski tanimë ka kryer gjysmën e dënimit, ka treguar sjellje shembullore në burg dhe me këtë i ka plotësuar kushtet për lëshim me kusht.

Dy muaj më parë, në faqen zyrtare të internetit të KOS është publikuar letra e Vranishkovskit adresuar deri tek drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, peshkopi flet për trajtimin e tij në “Idrizovë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.