Pas shirave të rrëmbyeshëm të lumenjve nëpër Maqedoni niveli i ujit të lumenjve po ulet, kurse ekipet për pastrimin e vendeve prej të cilave kishte përmbytje, thonë nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Dëmet e mëdha të shkaktuara në rajonin e Lakovicës ku pa rrymë kanë mbetur fshatrat e Lavacisë dhe Leskovicës, kurse uji i Shtipit është i ndaluar për pije.
Nga komuna e Shtipit thonë se përcjellin situatën dhe nivelin e ujit të lumenjve në rajonin e Lakavicës, pas daljes nga shtrati të lumenjve Balltiska dhe Lakavica, Bregallnicës dhe lëshimit të pendës Mantovë.
Pas tërheqjes së ujit nga shtrati i lumit Otinja, është konstatuar dëm minimal. Muri prej guri që është ndërtuar për shkak të qëndrueshmërisë, kurse dëme ka vetëm në pjesën e tretë, menjëherë tek Kisha Shën Nikoll. Mekanizimi privat tashmë punon në sjelljen e një tamponi të ri në vend, dhe rikthimin e kësaj pjese të rrugicës në gjendjen e mëparshme. Mbrëmë u evidentua edhe bllokimi i kolektorit të kishës “Shën Nikola” dhe me intervenim urgjent të NP “Isar” për një orë e gjysmë problemi u eliminua- thonë nga Komuna e Shtipit.
Ata apelojnë deri tek të gjithë palët e përfshirat të paraqesin dëmet dhe të vijnë në komunën ose të mbeten në vendet e tyre, ku do të vizitohen nga ekipet për vlerësimin e dëmeve, në të cilat do të bëhet arkivimi i të gjithë dëmeve.
Është parandaluar derdhja e lumit Bregallnica dhe përmbytjet e shtëpive në fshatin Novo Sello të Shtipit para dy viteve. Shtëpitë janë të mbrojtura me vendosjen e thasëve me rërë, në kontakt janë edhe autoritet kompetente, është kontrolluar niveli i lumit Bregallnica, për tu ndaluar derdhja dhe shkaktimi i dëmeve të tokave të banorëve të Novo Sellos.
Uji për pije në Shtip është i ndaluar, për shkak të shirave turbullimit të bunarëve nga shirat e rrëmbyeshëm, kurse banorët përkohësisht me ujë mund të shërbehen nga cisternat e ujit të dërguara nga Ndërmarrja Publike “Isar”.