fbpx

Në Preshevë nga Maqedonia kanë arritur 5000 refugjatë

-

Rreth 5000 refugjatë që mbrëmë u futën në Maqedonia, sot në mëngjes në mënyrë të organizuar me taksi, autobusë dhe minibusë kanë arritur në Serbi, njoftojnë mediumet serbe.

Në qendrën e refugjatëve në Preshevë sot në mëngjes kanë arritur 2000 emigrantë, mëson jozyrtarisht RTS. Sipas raporteve të mediumeve serbe, në qendër dhe përreth saj ka rrëmujë të madhe, por refugjatë të qetë presin në radhë. Ata pas marrjes së dokumentit me autobusë largohen drejt Beogradot.

Autoritetet maqedonase mbrëmë, pasi disa herë gjatë ditës u kalua kordoni policor, i hapën kufijtë dhe lejuan që 4000 refugjatë të futen në Maqedoni. Jasmin Rexhepi nga OJQ-ja “Legis” mbrëmë njoftoi se më shumë se 50 autobusë plotë me refugjatë e kanë lëshuar Gjevgjelinë dhe janë nisur drejt Serbisë.

Raportuesi i “RTS” njofton se në stacionin e Gjevgjelisë sot në mëngjes ka pasur shumë rrëmujë sepse treni i orës 4 e 30 nga Gjevgjelia në Tabanocë nuk kishte arritur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.