Numri i viktimave është rritur në 44, nga shpërthimi i fuqishëm i një depoje me material të rrezikshëm në qytetin kinez Tianjin, dhe u plagosën më shumë se 500 persona, njoftoi mëngjesit e sotëm Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”.
Policia në Tianjin njoftoi se shkaku i shpërthimit ka qenë një dërgesë nga depoja, dhe se kreu i kompanisë është arrestuar.
Lagjet përreth qytetit të tretë me madhësi në Kinë mbetën pa energji elektrike.
Presidenti kinez Si Xhinmping bëri thirrje për përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe sa më shpejt të shuhet zjarri.
Tianjin është porti kryesor i zonës industriale në lindje të Pekinit.