Ministria e Kulturës së Greqisë, publikoi analiza të eshtrave të gjetura në brendësi të varrezave në afërsi të Seresit e cila ngriti në këmbë të gjithë Greqinë, me gjasat se bëhet fjalë për varrin e Lekës së Madh, i takon pesë personave, dhe jo ashtu siç supozohej, se është varrimi i një personi.
Ky zbulim, qon drejt supozimeve se ka gjasa të bëhet fjalë për varrezë familjare.
Arkeologët kanë gjetur gjithsej 550 eshtra
Sipas analizave, është konfirmuar se eshtrat i takojnë një gruaje afër të 60-tave, dy burrave rreth 30-45 vjeç dhe një foshnje. Trupi i pestë krejtësisht është i djegur dhe vështirë se mund të përcaktohet seksi, për të cilin supozohet se është djegur dhe i varrosur në periudhë krejtësisht tjetër para 4 personave të tjerë.
Hapi i radhës në përpjekjet për zbulimin e identitetit të të varrosurve në Amfipolis është ADN-ja e cila konfirmoi se a ka ndonjë lidhje dhe do të dëshmojnë se vërtet bëhet fjalë për varrezë familjare. Pritet që analiza për identifikimin e trupit të djegur në Amfipolis do të jetë thuajse e pamundur, për të cilin supozohet se është varrosur i pari, sepse djegia e të vdekurve ndalon pas shekullit të II dhe III p.e.s.
Që nga gushti i vitit të laura Amfipolis bëri bujë të madhe në opinion grek, sidomos pas vizitës së kryeministrit grek Andonis Samaras, i cili theksoi se varreza fsheh zbulim të rëndësishëm nga kultura greke dhe identiteti, që kanë të bëjnë me dinastinë maqedonase. Supozimet e para ishin se bëhet fjalë për varrin e Lekës së Madh, prandaj dyshimet shpien në emrat e nënës së Lekës, Olimpisë.