fbpx

VMRO Popullore le edhe një mundësi për formimin e bllokut opozitar djathtist

-

VMRO Popullore në Komitetin e sotëm qendror vendosi që në zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit të del në koalicioni me “Të Bashkuar për Maqedoninë” e Lube Boshkoskit dhe “Dinjitetin” e Stojançe Angelov.

Megjithatë, nga kjo parti lënë hapësirë për bisedime edhe me FRODEM-in e Jove Kekenovskit dhe Lidhjen Demokratike të Pavle Trajanov nëse këto ditë duan t’i ripërtërijnë bisedimet që dje i ndërprenë.

Ndryshe, dje bisedimet mes partive të bllokut të djathtë opozitar u ndërprenë pasi nuk arritën marrëveshje në asnjë pikë.

Sot në mëngjes nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi thanë se janë të gatshëm të bëjnë koalicion me çfarëdo opsioni që do të jetë kundër VMRO DPMNE-së ndërsa kreu i VMRO Popullore sot para fillimit të Komitetit Qendror tha se hipotetikisht do të pranonte koalicion me VMRO DPMNE-në.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.