fbpx

VMRO DPMNE: Zaev e din se në zgjedhjet e ardhshme do të pësoj humbje dhe për këtë ik nga kjo

-

Me konferencën e sotme për shtyp u dëshmuan dyshimet tona se Zoran Zaev dhe LSDM nuk duan zgjedhje, kanë frikë dhe ikin prej tyre, në veçanti për shkak të ankesës së publikuar sot të institutit amerikan internacional- republikan, shkruan në reagimin e VMRO DPMNE në konferencën e sotme për shtyp të liderit të LSDM-së.

“Zoran Zaev e din që do t’i humb zgjedhjet dhe për këtë shkak ik prej tyre. Sot u dëshmua se LSDM dhe Zoran Zaev përdorin regjistrime të ngjitura dhe të sajuara për shantazh klasik ndaj interesave të shtetit. Konferenca e sotme e shtypit është dëshmi se Zoran Zaev ik nga përgjegjësia e 2 qershorit që vet e firmosi e të cilën e mbështeti BE-ja. Marrëveshjen e firmosi Zoran Zaev, por nuk ishte i pranueshëm për Milçinin, Frçkovskin, Ordanovskin dhe Geroskin. Zaev dëshmoi se më shumë i dëgjon ata sesa veten. Zoran Zaev dhe LSDM dëshmuan destruktivitetin ndaj vendit të tyre dhe popullit. Dëshmuan se për ta janë të rëndësishme vetëm interesat personale dhe ato partiake dhe dëshira që të vijnë në pushtet pa mbështetjen e qytetarëve”, shkruan në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.