fbpx

VMRO-DPMNE: Zaev vazhdon të jetë instrument i qendrave të huaja

-

Reagoi edhe  VMRO-DPMNE-ja pas publikimit të bombës numër tre të LSDM-së opozitare, duke thënë se LSDM-ja po vazhdon të punoj në skenarin e qendrave të huaja dhe agjenturave të tyre në shtet, të cilët janë në dëm të interesave të Maqedonisë.

Sipas VMRO-së, Zaev me çdo hap të tij pa dyshim vërteton se “materialet e krijuara”, të cilat i ka përdorur janë krijuar në bashkëpunim me qendra të huaja, ndërsa ai është instrument në zbatimin e skenarit të tyre.

“LSDM dhe Zoran Zaev nuk mund të jenë konkurrent me programet, projekte që do të jenë në shërbim të qytetarëve, por janë të mirë vetëm kur bëhet fjalë për plotësimin e agjendave të huaja të cilët janë të dëmshme për shtetin e tyre”, qëndron në reagimin e  VMRO-së

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.