fbpx

VMRO DPMNE: LSDM le të përhap manipulime ndërsa ne vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve

-

“Pretendimet e sotme të Zaevit dhe LSDM-së janë skajshmërisht tendencioze, të pavërteta dhe tërësisht manipuluese. Me këtë sjellje të Zaevit, ai jo vetëm që prish imazhin e shtetit, por edhe tenton ta fut kompaninë shtetërorë të Republikës Popullore të Kinës si dhe institucionet tjera që marrin pjesë në këtë projekte, në skenarë të këqija”, qëndron në reagimin e VMRO DPMNE-së ndaj konferencës së sotme për shtyp të opozitarit, Zoran Zaev, ku publikoi regjistrime, të cilat, siç tha, janë dëshmi se si janë kurdisur tenderët dhe janë kontraktuar provizione nga ana e pushtetit.

“Zoran dhe LSDM nuk mund të pajtohen me faktin që kjo Qeveri në krye me VMRO DPMNE-në realizon numër të madh të projekteve në interes të qytetarëve, siç janë në fakt, autostradat që po ndërtohen. LSDM dhe Zoran Zaev asnjëherë nuk kanë ndërtuar diçka në interes të qytetarëve. Ata politikën e tyre e kanë bazuar ndërsa shohim që edhe më tej e bazojnë, në manipulime dhe veprime shkatërruese, në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Vetëm le të vazhdojnë kështu. Qytetarët e njohin politikën e tyre të manipulimit, krijimit të së pavërtetave dhe montimeve” thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Prej atje shtojnë se projektet e tyre në tërësi i demantojnë pohimet e LSDM-së dhe liderit të tyre dhe paralajmërojnë realizimin e projekteve të reja në të ardhmen e afërt.

“Përveç tre magjistraleve të deritanishme, do të ndërtohet edhe e katërta. Në prill do të dilet me thirrje publike për koncesionues për autostradën Kërçovë – Gostivar, që do të thotë se rreth Vitit të Ri pritet të filloj ndërtimi, që do të ndërtohet paralelisht me magjistrale tjera. Prej gushtit apo shtatorit, do të fillojë ndërtimi i një rrugë të re me katër shirita prej Shtipit dhe Koçanit dhe zgjerimi i po ashtu një rruge mes Gradskos dhe Shtipit ndërsa diku kah Viti i Ri dhe Ohër- Peshtani. Vitin e ardhshëm do të filloj ndërtimi i rrugës me katër shirita prej Rankovcës e deri në Kriva Pallankë dhe deri në kufirin me Bullgarinë dhe procedura për ndërtimin e një rruge me katër shirita nga Shtipi deri në Radovish” thonë nga partia në pushtet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.