fbpx

VMRO DPMNE për LSDM-në: Ku ishin stacionet matëse të ajrit në kohën e juaj?

-

LSDM insiston të ik nga përgjegjësia  rreth pyetjes se ku ishin stacionet matëse për ndotjen e ajrit në kohën e tyre, reagojnë nga VMRO DPMNE në akuzat e opozitës rreth ndotjes së ajrit.

Nga VMRO-DPMNE përmes njoftimit u përgjigjen se LSDM duhet opinionit ti jep përgjigje pse nuk mund të bëhen krahasime me periudhën para vitit 2006 për efektet e masave që po ndërmerren.

“A mund të numëroj LSDM një projekt të Lubomir Janev dhe Zoran Shapuriq i njohur si ministër i cili u fundos në vërshimet e vogla, që shërbenin si ministra të tyre për ambient jetësor? Qytetarëve nuk ju kujtohet se projekte të tilla nuk kishte. Sa për përkujtim, Qeveria e VMRO DPMNE-së solli ligjin të gjitha kapacitetet industriale t’i modernizojnë teknologjitë e tyre deri më 1 prill të vitit 2014-të. Kjo qeveri dhe kryetari Trajanovski ndërtuan dhe zgjeruan bulevarde në Shkup për qarkullim më të shpejtë të trafikut. Kjo qeveri bleu mbi 300 autobus të ri që nuk ishin ndërruar 40 vite. Kjo qeveri bëri projekt për gazifikimin e tërë Maqedonisë dhe gazifikimin e plotë të Shkupit për çka qeveria e LSDM-së as që ka menduar” reaguan nga VMRO DPMNE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.