VMRO- DPMNE: nuk ka as reket, as kurdisje tenderash Zaevi e di këtë

-

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se incizimet nga bisedat e përgjuara që sot i publikoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev janë të montuara dhe të prera, nuk kanë relevancë dhe nuk dëshmojnë asgjë.

“Zoran Zaev prezantoi materiale të drejtuara dhe të prera, të cilët nuk tregojnë asgjë kriminale dhe asgjë nuk është në pajtueshmëri me ligjet. Fjalimi i tij hyrës paraqet manipulim dhe kahëzim në një kontekst tërësisht të gabuar i cili vetëm atij i përgjigjet”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja hedh poshtë akuzat se kryeministri ka blerë automjet luksoz.

“Automjeti nuk është i Nikolla Gruevskit, por pronë e Republikës së Maqedonisë, më saktësisht e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përdoret për shërbim të mysafirëve të lartë të huaj, delegacioneve dhe politikanëve, që është përdorur edhe deri më tani. Automjeti është i blinduar gjë që e sqaron vlerën tij. Për shkak të faktit se automjeti me të cilin udhëton kryeministri është mbi 20 vjet i vjetër, automjeti i ri përdoret gjatë vizitave të kryeministrit jashtë Shkupit, ose në raste kur automjeti i vjetër është për riparim ose për servisim, shkruan në reagim.

Sipas VMRO-DPMNE-së, të gjitha pohimet e Zaevit janë spekulime, të pavërteta dhe gënjeshtra.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...