VMRO DPMNE: Dalja nga kriza bëhet me zgjedhje të reja dhe prononcimin e popullit për Platformën e Tiranës

-

Dalja nga kjo situatë ku LSDM-ja kriminale e çoi shtetin është vetëm një. Zgjedhje të reja parlamentare. Vetëm në këtë mënyrë, qytetarët qartë dhe pa mëdyshje do të mund të prononcohen rreth Platformës së Tiranës. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia nuk do të ndjehet e mashtruar, porositi VMRO DPMNE në njoftimin e rregullt ditor.

Partia me ton shumë të ashpër, kundërshtarin e vet politik e krahason me krimin.

“Partitë shqiptare vërtetuan se ka Platformë ndërsa krimineli Zaev ka obligim që ta realizoj. Krimineli Zaev është i shantazhuar. Që mos të shkojë në burg, duhet të bëj çfarë kërkohet prej tij. Krimineli Zaev patjetër duhet ta ndryshojë Ligjin për gjuhë dhe ta zyrtarizojë në tërë territorin e vendit, që do të thotë hyrje për ridefinim të Maqedonisë në shtet binacional. Krimineli Zaev patjetër duhet t’i ndryshoj bankënotat, uniformat dhe t’i dënoj luftëtarët LNÇ për gjenocid. Krimineli Zaev patjetër duhet të hap debat për ndryshimin e flamurit, himnit dhe stemës. Krimineli Zaev patjetër t’i rifilloj proceset e kantonizimit dhe federalizmit si hyrje për ndryshimin e emrit të shtetit”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...