VMRO DPMNE kërkon ligj për “bomba” ndërsa LSDM vetëm ndryshim të Kodit Penal

-

Nëse deri në mbrëmje nuk arrihet marrëveshje mes partive politike, në LSDM mendojnë për më shumë skenarë, mes të cilave edhe publikimi i audio-regjistrimeve, mëson “Meta” nga partia opozitare.

Prej këtu informojnë se problemin kryesor që e kanë me VMRO DPMNE-në është ligji për “bombat” dhe ligjin për qeverinë. Mësojmë se VMRO DPMNE kërkojnë me ligjin për “bomba” të përfshihen të gjitha materialet e përgjuara dhe kanë insistuar në dënim me burg për përfaqësuesit e mediumeve që do t’i publikojnë të njëjtat. Nga LSDM kërkojnë ndryshimin e Kodit Penal, rritjen e gjobave për ndërmjetësimin e materialeve të përgjuara.

“Meta” mëson se komisari Han në takimin e djeshëm ka insistuar që të zgjidhen vetëm çështjet e hapura, për Qeverinë dhe prokurorinë publike ndërsa për materialet e përgjuara të bisedohet pasi të zgjidhen këto dy çështje. Megjithatë, mësojmë se VMRO DPMNE nuk e ka pranuar këtë sugjestion dhe 8 deri 10 orë kanë insistuar për diskutim lidhur me këtë çështje. Në fund të takimit, komisari Han ka reaguar se në kushte të këtilla nuk mund të ofroj rekomandim për ardhmëri evropiane të Maqedonisë dhe se është larguar nga rezidenca e BE-së në Përzhino.

Në lidhje me ligjin për Qeverinë, nga VMRO DPMNE kanë insistuar zëvendës- ministrat të kenë të drejtë vetoje për të gjithë çështjet ndërsa LSDM ngelin në qëndrimin e të drejtës që zëvendës- ministrat veto të kenë të drejtë vetëm për çështjet lidhur me zgjedhjet.

Sot prej orës 17 partitë edhe njëherë do të tentojnë t’i harmonizojnë qëndrimet rreth çështjeve të hapura.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...