fbpx

VMRO DPMNE: Aksioni i sotëm me shkronjën “T” ishte për shpërqendrim nga Platforma e Tiranës

-

Sot Prokuroria Speciale vazhdoi me ndjekjen politike kundër mediumeve dhe gazetarëve që nuk janë nën kontrollin e Zaevit dhe të cilët nga ana e tij u shpallën si armiq më të mëdhenj politik, spiunë, rrenacakë dhe u ofenduan publikisht, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së si kundër- përgjigje ndaj konferencës së PSP-së ku u shpalosën katër raste të reja për evazion fiskal dhe shpërdorim të pozitave zyrtare.

Prej atje thonë se PSP tenton t’i frikësoj dhe censuron mediumet që nuk punojnë sipas qejfit të Zoran Zaevit.

“PSP vazhdon direkt të shkel të drejtën elementare të lirisë së shprehjes si parim i lartë demokratik. PSP është turp i sistemit gjyqësor. Aksioni i sotëm me “T” ishte vetëm shpërqendrimi nga Platforma e Tiranës që Zaevi i shantazhuar e pranoi vetëm që të vijë në pushtet dhe të shpëtojë nga përgjegjësia për krimin e bërë”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

  • Ознаки
  • PSP

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.