fbpx

VMRO DPMNE: Ajka politike nuk e ka dobësuar gjendjen shpirtërore të Taleskit

-

Hajka politike kundër kryetarit të komunës Manastir, Vladimir Taleski nuk e ka dobësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe shpirtërore, konfirmon Borçe Dimitrovski, numri një i komitetit komunal të VMRO DPMNE-së në Manastir.

Në konferencën e sotme të shtypit, i pyetur për gjendjen fizike e psikike të Taleskit, Dimitrovski tha se është në kontakt të vazhdueshëm me të dhe se sipas bisedave që i kanë zhvilluar, përshtypja e tij është se kryetari ndjehet mirë.

“Opinioni tanimë që moti e din se për çfarë bëhet fjalë. LSDM duke mos pasur mënyrë tjetër që të vijë në pushtet, në vazhdimësi punon në diskreditimin e partisë në pushtet në çfarëdo mënyrë të mundshme, madje edhe ajka të dirigjuara politike përmes instrumenteve të saj” tha Dimitrovski.

PLD-ja opozitare në Manastir për sot paralajmëroi konferencë shtypi ku do të kërkoj dorëheqje nga Taleski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.