fbpx

Qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë punojnë bashkërisht për projekte konkrete

-

Qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë zhvilluan seancën e dytë të përbashkët, por këtë herë në Shkup. Kryeministrat e të dy vendeve, Nikolla Gruevski dhe Aleksandar Vuçiq e cilësuan akoma më të suksesshëm takimin e radhës ndërkohë që theksuan marrëdhëniet të shkëlqyeshme. Në qendër të takimeve të sotme siç theksuan kryeministrat ka qenë thellimi i bashkëpunimit ekonomik.

“Kjo ishte seancë akoma më e suksesshme nga seancë e parë ndërqeveritare që zhvilluam në Beograd. E suksesshme sepse jemi njohur nga afër dhe konkretizuam shumë çështje jo vetëm përmes këtyre 7 marrëveshjeve por edhe përmes projekteve të tjera që duhet të realizojmë, disa brenda këtij viti dhe disa në vitin 2016”, deklaroi Aleksandar Vuçiq, Kryeministër i Serbisë.

Në kuadër të seancës së sotme u firmosën 7 marrëveshje bilaterale mes ministrive të të dyjave vendeve ndërkohë që takime me kolegët e tyre patëm pothuajse të gjithë ministrat përveç ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe atij të financave Zoran Stravrevski.

“Patëm seancë konstruktive dhe produktive të përbashkët të qeverive. Shpresojmë se marrëveshjet që firmosëm sot do të jenë në interes të të dy shteteve”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë.

Takimi i parë mes të dy qeverive u zhvillua në qershor të vitit 2013, ndërkohë që një seancë të tillë ndërqeveritare Maqedonia ka zhvilluar edhe me Bullgarinë. Shkupi akoma nuk ka realizuar asnjë takim me Tiranën apo Prishtinën Zyrtare. Megjithatë në takimin e fundit të ministrit të jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në Shkup, u paralajmërua se takimi i tillë me Prishtinën pritet të mbahet gjatë muajit qershor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.