fbpx

Peshkopi Timotej: Për momentin Maqedonia s’ka burrë nëne që do rrënonte objekte kishtare

-

Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë, por në qoftë se dikush dëshiron të vijë të shkatërrojë le të urdhërojë;  a ka lindur nëna mashkull që mund  të shkatërrojë pronën  e manastirit. Unë jam i sigurt se tani, në këtë moment, në Maqedoni nuk ka një të tillë!

Kjo është thënë , në një intervistë për portalin “Ohrid 1” Mitropoliti i Dibrës dhe Kërçovës, peshkopi Timotej, duke folur për problemet që KOM( Kisha Autoqefale Мaqedonase) AO(Peshkopatës e Ohrit) –  ka me pronat në Shën  Naum, ku shteti ka formuar zonë të zhvillimit të turizmit.

Ndërtimet  që kisha bën janë në interes të popullit dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe  të mbrojmë pronën e kishës, tha peshkopi Timotej, duke i vënë ata në të njëjtin kontekst me  ndërtimet në “Zaum” në Trpejcë.

Në një intervistë, Peshkopi Timotej flet për çështje të përgjithshme  që kanë qenë të njohura për publikun, por edhe për mënyrën se sa njerëzit në dioqezë janë afër besimit. Për organizimin e festës fetare të Ditës së ujit të bekuar në Ohër, thotë se kisha është e aftë nëse është e nevojshme të vetorganizohet. Të gjitha sugjerimet konstruktive të popullit duhet të merren në konsideratë, sepse, siç thotë ai, njerëzit tani janë paraqitur si organizatorët e kësaj feste; në këto momente me sjelljet e tyre të këqija po hyjnë seriozisht në konflikt të hapur me KOM – AO.

– Unë jam i kënaqur që brezi i ri po kthehet në ortodoksinë e vërtetë dhe siç duhet  praktikojnë besimin ortodoks, ndërsa nuk bien nën ndikimin e disa zakoneve dhe ritualeve pagane, por u përmbahen ritualeve ortodokse dhe besimit të pranuar si një filozofi e jetës që jep përgjigjet shpirtërore dhe ngritje mbi botën materiale – thotë Mitropoliti Timotej.

Peshkopi Timotej flet për çështjet kishtare në Australi, por edhe për mënyrën se si diaspora maqedone është afër kishës. Ai tha se mijëra njerëz të  feve të tjera u bënë subjekte të KOM – AO, lidhjen e martesave me maqedonase dhe duke vënë kurorë në kishat tona.

– Australia është një vend shumë-etnik dhe një botë e grave. Gëzon fakti për prirjen që në mënyrë të përsëritur gratë maqedonase lidhin kurorë me njerëzit e besimeve të tjera dhe martohen në kishat ortodokse maqedonase. Ata në këtë mënyrë po përhapin besimin tonë dhe është dukuri e shpeshtë që maqedonasit të pagëzojnë njerëz të kombeve dhe feve të tjera dhe t’i sjellin në Kishën Ortodokse Maqedonase, – tha në një intervistë për “Ohër 1”, Peshkopi Timotej, peshkop i Dioqezës së Dibrës dhe Kërçovës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.