fbpx

Qeveria do të punësoj 3.000 punonjës me marrveshje në vepër

-

Më shumë se 3.000 punësime të reja në sektorin publik. Vendime për punësime në kohë të papërcaktuar do të marrin të gjithë vullnetarët dhe personat që kanë kontrata në vepër, kontrata autoriale apo kontrata tjera. Nevojitet që të paktën të kenë punuar tre muaj në institucionet publike të cilat i ka formuar pushteti qendror ose ai lokal.

Përparësi në punësim në grupin e parë do të kenë personat që kanë stazh më të madh si vullnetarë apo punëtor me honorar në institucionet ku kanë punuar deri më tani. Derisa presin për punësim të rregullt, këto persona do të vazhdojnë me punë për çka do të fitojnë paga. Nëse do t’u paguhen edhe kontributet, në pajtim me ligjin e ri për honorarët, nga qeveria nuk dhanë kurrfarë përgjigje

“Me ligjin parashihet të gjithë personat që janë angazhuar në marrëdhënie pune e cila nuk ka qenë me karakter të përhershëm, gjegjësisht nuk kanë qenë të punësuar rregullisht, dhe janë të angazhuar në marrëdhënie të këtillë të punës të paktën tre muaj edhe atë përfshirë nga 30 nëntori i vitit 2014 dhe ende janë me angazhim të këtillë në punë, të mund të realizojnë të drejtën për marrëdhënie të rregullt pune me kohë të papërcaktuar”, tha zv, kryeministri Vladimir Peshevski,

Ligji do të hyjë në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit, ndërkaq institucionet kanë afat prej  30 ditësh të lidhin kontratë me personat që do të punësohen.

Punësimet do të realizohen në tre faza. Edhe atë: grupi i parë prej 1050 personave, ose 35% prej 3 mijë që priten të punësohen, vendime do të marrin 30 ditë pasi ligji të kalojë në Kuvend. Grupi i dytë prej 35% do të punësohet nga 01.12.2015 ndërsa grupi i tretë apo 1 mijë personat e fundit do të punësohen nga 01.09.2016.

Përparësi në punësim në grupin e parë do të kenë personat që kanë stazh më të madh si vullnetarë apo punëtor me honorar në institucionet ku kanë punuar deri më tani. Derisa presin për punësim të rregullt, këto persona do të vazhdojnë me punë për çka do të fitojnë paga.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.