fbpx

Viktoria Nuland vizitoi qendrën e pranimit në Gjevgjeli

-

Drejtori i Byrosë së sigurisë publike Gorançe Savovski, sot në qendrën e pranimit Vinojug u takua me ndihmës- sekreten e çështjeve evropiane dhe euroaziatike pranë Departamentit shtetërorë në SHBA, Viktoria Nuland. Ajo vizitoi qendrën për të vështruar nga afër kushtet në të cilat janë strehuar emigrantët.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale për krizën e emigrantëve, zgjidhjet e mundshme për evitimin e situatave tensionuese në kufi në rutën ballkanike, regjistrimi i emigrantëve, mënyra e mundshme të thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit. Gjithashtu është biseduar edhe për aspektin humanitar të krizës.

“Në takim është thënë se SHBA përshëndetin përpjekjet për zgjidhjen e krizës së emigrantëve dhe vazhdojnë t’i inkurajojnë zgjidhjet e koordinuara që fokusohen në respektimin e të drejtave të njeriut si dhe promovimin e politikave të migracionit” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.