Gjatë fundjavës nuk ka bisedime, Vanhaute në Bruksel për konsultime

Thuajse pa asnjë përparim të bisedimeve, kanë përfunduar edhe takimet e djeshme bilaterale në të cilat ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian ka tentuar që t’i përafrojë qëndrimet e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, rreth kompetencave të ministrave të opozitës në Qeverinë e Gruevskit.

Ende nuk ka marrëveshje, për opsionin e vetos të zëvendësministrave, gjegjësisht për periudhën se kur duhet të vlerësohet si fillim i organizimit të zgjedhjeve, gjatë së cilës zëvendësministrat do të munden t’i kontestojnë vendimet e ministrave.

Gjatë këtij vikendi nuk do të ketë bisedime për shkak se lehtësuesi Vanhute për 24 Vesti ka thënë që do të udhëtojë në Bruksel për konsultime shtesë.