fbpx

Vevçanasit Vitin e Ri e pritën në terr dhe me të ftohtë

-

Banorët e Vevçanit, Vitin e Ri e pritën në terr, ngrirë dhe të mllefosur ndaj kompetentëve të cilët  në temperatura në -10, me ditë të tëra i lanë pa energji elektrike.

Ata kërkojnë urgjentisht t’iu zgjidhte problemi, sepse po pësojnë dëme të mëdha, iu shkatërrohen pajisjet elektrike, nuk kanë telefon, çdo ditë blejnë bateri dhe qirinj. Vevçanasit paralajmërojnë padi grupore, kundër EVN-së, ELEM-it dhe MEPSO-s, madje nëse problemi nuk zgjidhet paralajmërojnë edhe protesta.

Dëme të mëdha pësuan edhe objektet lokale hotelierike dhe kapacitet turistike sepse për Vitin e Ri, nuk punonin restorantet u anuluan aranzhimet refuzuan të gjitha rezervimet e hoteleve dhe  bujtinave private.

Prefekti i komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinoski, thotë se bënë çmos të ndihmojë në tejkalimin e situatës, sepse edhe ashtu po afrohet edhe Karnavali i Vevçanit.

Krejtësisht jemi përkushtuar rrumbullakimit të programit që na pret për Karnavalin e Vevçanit, kur edhe pritet të vijnë 50.000 vizitorë në ditë. Kjo situatë na gjeti në moment të padëshiruar, shpresoj se shumë shpejt do të tejkalojë- thotë Ugrinoski.

Përveç Vevçanit, pa rrymë janë edhe shumë fshatra të tjera të Strugës, në Dolni Drimkoll dhe Malesija, si dhe Podgorci, Oktisi, Boroveci dhe Jablanica.

Pa energji elektrike janë thuajse të gjitha fshatrat malore në komunën e Debarcës, të cilat janë të bllokuara nga bora.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.