fbpx

Vetëm 0,3% të hedhurinave të grumbulluara vitin e kaluar në Shkup janë selektuar, “Higjiena komunale” thonë nuk ka përfitim

-

Kritikat e ashpra që revizorët shtetëror ua bënë autoriteteve shtetërore e komunale lidhur me trajtimin dhe menaxhimin me hedhurinat e plastit i janë adresuar edhe ndërmarrjes publike të Shkupit “Higjiena komunale”. Ata thonë që ndërmarrja publike komunale (NPK) nga Shkupi bën trajtimin e hedhurinave prej plasti, megjithëse nuk i plotëson kriteret minimale teknike për kryerjen e veprimtarisë grumbullim, trajtim dhe/ose përpunim dhe nuk posedon leje për këtë nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, shkruan Meta.

Në raportin përfundimtar për autidim të zbatuar për suksesshmëri të “Trajtim dhe menaxhim efikas me hedhurinat e plastit”, revizorët shtetërorë theksojnë që tregtia me hedhurina plasti mund të bëhet bëhet vetëm nëse posedon leje, ndërsa për shkak të mangësisë ligjore, NPK-ja nëpërmjet konkursit publik zgjedh përpunues të hedhurinave të plastit të trajtuar i cili ofron çmimin më të mirë.

Për kritikat e adresuara, nga NP “Higjiena komunale”-Shkup për “Meta.mk” thonë që nuk bëjnë trajtim të hedhurinave të plastit, as nuk menaxhojnë me pajisje për realizimin e këtij lloji të përpunimit.

“NP Higjiena komunale-Shkup e ushtron veprimtarinë grumbullim dhe transport të hedhurinave komunale në territorin e Shkupit. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ndërmarrja në qendrat e saj për selektim, bën trajtim të ambalazheve-pet, letrës dhe qelqit. Këto lëndë më tutje paketohen dhe u dërgohen firmave përkatëse që merren me përpunimin e tyre – reciklim”, thonë nga ndërmarrja publike.

Në territorin e Qytetit Shkup, NP “Higjiena publike” në vitin 2020 ka mbledhur dhe transportuar 158.476 tonelata hedhurina komunale, përkatësisht 3,07% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Prej tyre, në qendrat për selektim, vitin e kaluar është bërë selektim dhe paketim i 4 tonelatave plast, 14,04 tonelatave letër dhe 465,35 tonelatave qelq. Gjithsej, në vitin 2020 ata kanë bërë selektim të 483,39 tonelatave hedhurina komunale, përkatësisht vetëm 0,3% të hedhurinave përgjithësisht të grumbulluara komunale në kryeqytet.

“Selektimi dhe paketimi i fraksionit të thatë të hedhurinave nuk janë rentabile financiarisht për NP Higjiena komunale – Shkup. Këto aktivitete realizohen rreptësisht në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor nëpërmjet zvogëlimit të sasisë së hedhurinave që përfundojnë në deponitë”, e sqarojnë për “Meta.mk”, shkakun për të cilin përqindja e hedhurinave të selektuara nga ana e NP “Higjiena publike” ka qenë  minimale.

Në këtë ndërmarrje publike janë njoftuar me pakon e re me gjashtë ligje për menaxhim me hedhurina, që për momentin janë në procedurë miratimi në Kuvendin e RMV-së, ndërsa me të cilat bëhet transponim i rregullores së BE-së në legjislacionin tonë. Me ato, komunat kanë obligim t’u mundësojnë qytetarëve të bëjnë selektimin e hedhurinave, duke ua siguruar infrastrukturën e nevojshme.

Nga NP “Higjiena publike”-Shkup thonë që në dhjetor 2019 kanë filluar me pilot-projekt për selektim primar të hedhurinave në vendbanimin Vllae, me të cilin janë përfshirë 500 familje që i selektojnë hedhurinat në dy shporta: fraksioni i thatë (plast, letër, metal, qelq) dhe fraksioni i njomë (lule, gjethe, mbetje mishi, pemë, perime e ngjashëm).

Në të ardhmen, pilot-projektin e tillë ata planifikojnë ta zgjerojnë në gjithë territorin e Shkupit, mirëpo momentalisht kjo është vetëm tentativë pa afate konkrete për realizim. Sikur edhe te selektimi primar, selektimi sekondar që e bën NP “Higjiena publike” gjithashtu varet nga mjetet në dispozicion. Për t’u inkorporuar selektimi i hedhurinave nevojitet investim i mjeteve, ndërsa aktiviteti i këtillë nuk është rentabil.

“Qendrat për selektim hedhurinash në Karposh dhe në Vardarishte do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre për selektim dhe paketim të fraksionit të thatë të hedhurinave, ndërsa ndërmarrja në të ardhmen planifikon që krahas pjesës së thatë të hedhurinave komunale, në tërësi ta shfrytëzojë dhe përpunojë edhe fraksionin e njomë, përmes themelimit të kapacitetit për kompostim të hedhurinave të degradueshme-bio në Qendrën për selektim të hedhurinave në Vardarishte, për çka është përpunuar draft-projekt që do të realizohet në momentin kur të sigurohen mjetet e nevojshme financiare”, thonë nga NP “Higjiena publike”-Shkup.

Nga Enti shtetëror për auditim në Raportin e publikuar përfundimtar dalin me rekomandim konkret për NP “Higjiena publike” të mos e kryejnë veprimtarinë trajtim të hedhurinave prej plasti derisa nuk i plotësojnë kushtet teknike minimale për këtë dhe derisa nuk marrin leje nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Në rekomandimet e publikuara për komunat dhe NPK, auditorët shtetërorë kërkojnë të vendoset sistem efikas nëpërmjet vendosjes së enëve për selektim të hedhurinave, të mjeteve motorike speciale për grumbullim dhe transport të hedhurinave të selektuara, blerjes së presove për paketim dhe pasisjeve tjera për përpunimin e hedhurinave, me çka do të bëhet edhe selektim primar i hedhurinave nga ana e qytetarëve, por edhe selektim sekondar nga ana e NPK-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.