fbpx

Verushevski natën e ka kaluar në paraburgim, sot ndoshta shkon në shtëpi

-

Në pyetjen tonë se ku është Verushevski për momentin, nga Gjykata thonë se ai është në paraburgim në burgun e Shuto Orizarlës dhe se gjatës ditës së sotme “është e mundshme të ketë lëvizje të caktuar, zhvendosje dhe shpjegim” rreth çështjes së shfuqizimit të masës së arrestit, që dje shkaktoi kontradikta të shumta.

Se Verushevski është në paraburgim konfirmojnë edhe nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Puçi”. Prej atje thonë se tani për tani nuk kanë pranuar kurrfarë njoftimi për vendim të caktuar nga gjykata lidhur me arrestin e Verushevskit.

Dje një pjesë e mediumeve duke u thirrur në burimet e tyre, publikuan se Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 që të premten e javës së kaluar ka marrë vendim për shfuqizimin e arrestit të Verushevskit, por për shkak të gabimit në pasaportën e tij masa e arrestit është shfuqizuar gjatë ditës së djeshme.

Nga Gjykata themelore Shkupi 1 për “Meta” deklaruan se as s’mund të konfirmojnë e as të demantojnë informacionet e këtilla, ndërsa edhe po të kishte pasur vendim të këtillë, deklaruan nga ky institucion, ai ende nuk është dorëzuar deri te palët në këtë rast që të hyj në fuqi.

Vonë mbrëma, disa orë pas shkrimeve nëpër disa mediume, nga gjykata demantuan se Këshilli penal ka marrë vendim të tillë.

“Vendimi lidhur me lëndën e lartpërmendur ende nuk është marrë, gjegjësisht siç tanimë publikuam gjatë ditës së djeshme, Këshilli penal dorëzoi kërkesë shtesë deri te Prokuroria për ndjekjen e kriminalitetit dhe veprave që dalin nga ndjekja ilegale e komunikimeve, për kompletimin e dokumentacionit para marrjes së vendimit final” thuhet në demantin e Gjykatës themelore Shkupi 1.

Nga Prokuroria speciale publike që mori kompetencën për lëndën “Puçi” javën e kaluar njoftuan se janë pajtuar Verushevski dhe Gjorgji Lazarevski, gjithashtu të akuzuar në këtë rast, të dalin nga paraburgimi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.