fbpx

Shkollat fetare të BFI-së do të hynë në sistemin arsimor

-

Fakulteti i shkencave islame  (FSHI) dhe Medreseja e Mesme “Isa Beu”, do të njihen si institucione arsimore nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nxënësit e medresesë do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, me ç’rast atyre do tu mundësohet regjistrimi nëpër fakultetet e vendit. Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi theksoi kjo iniciativë çon edhe në largimin e fenomeneve radikaliste në vend dhe imponon krijimin e kuadrove adekuat në lëmin e shkenca islame. Rexhepi shtoi se vendit i nevojiten kuadro amë dhe jo të ardhur nga jashtë.

“Jam i sigurt dhe i bindur në largimin e atij fenomeni. Nuk kam më shumë koment. Për këtë shkak, gjithmonë ne si BFI insistojmë në atë që, kuadrot tonë të ardhshëm mos të jenë nga jashtë, por këtu t’i kemi edhe shkollarët e mesëm edhe ata me arsim të lartë por edhe ata më lartë”, deklaroi Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Për realizimin e kësaj, Bashkësia Fetare Islame dhe Ministria  e Arsimit do të formojnë grupe të punës, të cilat do koordinojnë aktivitetet mes dy institucioneve.

“Qëllimi ishte për ti koordinuar aktivitetet tona rreth aspekteve juridike dhe legale, për funksionimin e të njëjtave, por edhe mundësinë e harmonizimit dhe bashkëpunimit të gjitha aktiviteteve tjera që kanë të bëjnë me mirëfunksionimin e këtyre dy institucioneve. Nxënësit që mbarojnë në medresenë e mesme, ballafaqohen me probleme në vazhdimin e studimeve në ciklet e më larta, për shkak të mos përfshirjes së tyre në provimin e maturës shtetërore dhe për shkak të mos regjistrimit të kësaj shkolle në regjistrin e shkollave të mesme në Maqedoni”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i arsimit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.