fbpx

Vërejtjet kryesore të KE: Kriza vazhdon, vendi vuan nga politika e ndarjes

-

Në vërejtjet kryesore në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë përmendet se në vend vazhdon kriza më e madhe politike prej vitit 2001 dhe se vendi vuan nga kultura e ndasive politike dhe mungesa e kapacitetit për kompromise.

Këto janë vërejtjet:

  • Marrëdhëniet ndëretnike: Ende të brishtë
  • Shoqëria civile: Luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e proceseve demokratike
  • Administrata publike: Vërehet progres, edhe pse i kufizuar. Ka progres të pamjaftueshëm në zbatimin e rekomandimeve paraprake të Komisionit
  • Sistemi gjyqësor: Vërehet ngecje nga viti 2014 dhe reformat e zbatuara nga dekada paraprake janë ngujuar nga ndikimi politik. Pengesat me të cilat është ballafaquar PSP-ja tregojnë mungesën e pavarësisë së gjyqësorit dhe mungesës nga pengimi i drejtësisë selektive
  • Lufta kundër korrupsionit: Ka nivel të caktuar të gatishmërisë, por korrupsioni është i shtrirë në shumë fusha dhe kjo paraqet problem serioz
  • Mbrojtja e të drejtave të njeriut: Duhet të bëhen më shumë përpjekje që të sigurohet respekti i të drejtave të njeriut, përfshirë emigrantët dhe refugjatët
  • Liria e shprehjes: Situata me mediat bëhet sfidë serioze në klimën aktuale politike
  • Kriza e emigrantëve: Vendi edhe më tej është i goditur nga vala e krizës, por ajo vazhdon të bashkëpunoj me vendet fqinje si dhe vendet- fqinje të BE
  • Ekonomia: Papunësi e lartë e të rinjve dhe konkurrencë e ulët e sektorit privat në vend, ku ka zbatim të dobët të marrëveshjeve dhe qasje të vështirësuar deri tek financat. Borxhi publik edhe më tej rritet. Nevojiten investime në infrastrukturën publike për rritjen e konkurrencës.

 

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.