fbpx

Venizelos: Emri nuk do të zgjidhet shpejt

-

Shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos nuk mendon se shumë shpejt të ketë shanse për zgjidhjen e kontestit të emrit. Venizelos në intervistën e javores “Real news” potencon se për shkak të jokonstruktivietit nga pala maqedonase, nuk do të ketë ngjarje të reja dhe zhvillimit të ngjarjeve për zgjidhje sa më të shpejt.
“Nuk ka propozim të ri të Nimicit. Nuk do të ketë progres të shpejt rreth zhvillimeve lidhur me kontestin e emrit, sepse nga ana tjetër nuk bëhet asnjë hap ose ndonjë lëvizje”, thotë Venizelos për javoren në komentin për takimin e ndërmjetësuesit Metju Nimic me përfaqësuesin maqedonas Vasko Naumoski dhe atë grek Adamantios Vasilakis që u mbajt javën e kaluar në Nju Jork .
Ndërmjetësuesi Nimic pas takimit në selinë e Kombeve të Bashkuara deklaroi edhe pse nuk ka progres, ai do të mbetet i përkushtuar zhvillimit të dialogut dhe gjetjes së formulës të emrit, e cila do të përmbushte kërkesat e të dyja palëve.
Pala greke edhe para ndërmjetësuesit dhe para bashkësisë ndërkombëtare del me qëndrimin e Qeverisë së Athinës, se ajo ka bërë pjesën e saj të rrugës dhe pret hapin e Maqedonisë, përkatësisht daljen nga vijat e kuqe maqedonase me qëllim të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Greqia si lëshim të fundit konsideron vendimin e Qeverisë të Kostas Karamanalisit të vitit 2008 me të cilin lejohet që në formulën përfundimtare të emrit të jetë edhe termi “Maqedonia”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.