Veljanovski: PSP me vendimin për lëndën “Puçi” vërtetoi se është degë partiake e LSDM-së

-

Me vendimin e sotëm për tërheqjen e aktakuzës për rastin “Puçi”, PSP vërtetoi se është degë partiake e LSDM-së/ Sorosit, deklaroi sot në konferencë shtypi  deputeti i VMRO DPMNE-së dhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Ai shtoi se Janeva “nuk është prokurore që punon në mënyrë të pavarur, por se me urdhrat e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe urdhëruesit nga jashtë”.

“Prej sot, Janeva dhe PSP futen në një hendek tjetër gjegjësisht mbrojnë krimin. Me vendimin e sotëm të Janevës, u rreshtuan prapa Zaevit dhe Verushevskit, të cilët tentuan të mashtrojnë vullnetin e popullit dhe pa zgjedhje të marrin pushtetin duke publikuar materiale të krijuara dhe montuara” tha Veljanovski.

Me vendimin e sotëm, thotë më tej Veljanovski, “PSP tërësisht është delegjitimuar dhe ka hequr dorë nga funksioni elementar për të cilin është themeluar”.

“Kjo vërtetoi se detyra e saj nuk është zbardhja e skandaleve me përgjimin, por futna në betejë politike. Nuk kemi dilema se PSP është degë partiake e LSDM-së, tha Veljanovski.