Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski lëshoi Kuvendin pa i votuar dorëheqjet e ministrave teknik dhe zv- ministrave plotësues nga radhët e LSDM-së.
Në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës. Veljanovski falënderoi kolegët dhe iu dëshiroi fat.
“Kishim kohëra të vështira, por në këtë mandat kishim edhe shumë suksese. Ju uroj fat në planin personal dhe profesional” tha Veljanovski.
Deputetët e VMRO DPMNE-së me duartrokitje përshëndetën fjalimin e kryetarit të Parlamentit.
Lideri i LSDM-së paralajmëroi konferencë shtypi ku do të del me qëndrimin e tij.