Kryetari i Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanovski sot shpalli zgjedhjet, njoftojnë nga kabineti i tij.

Në njoftimin nga kabineti i Veljanovskit shkruan se vendimin e ka dorëzuar deri në KSHZ si organ për organizimin e zgjedhjeve, deri në Ministrinë e drejtësisë dhe MPB-së.

“Qytetarë dhe qytetare të nderuar, besoj se të gjitha subjektet e përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe se secili nga ne më 5 qershor do të realizoj të drejtën e vet për votë gjegjësisht t’ia besoj votën subjekteve politike për të cilat beson se mund të garantojnë stabilitet aktual dhe të ardhme më të mirë” shkruan në njoftimin e Veljanovskit.