fbpx

Vanhoute: Zgjedhje ku nuk marrin pjesë të gjithë partitë politike, janë zgjedhje problematike

-

Ndërmjetësi belg Piter Vanhoute sot para fillimit të takimit të grupeve të punës tha se, sipas tij, ka mundësi të arrihet marrëveshje për Ligjin e mediumeve dhe se është mirë që partitë politike ofrojnë propozime, që janë zgjidhje finale e jo vetëm propozime.

Ai konfirmoi se me disa nga propozimet ka problem sepse nuk janë sipas standardeve të BE-së. Vanhoute gjithashtu shtoi se nuk ka marrëveshje formale për metodologjinë për pastrimin e listës zgjedhore, por është i kënaqur që mund të thotë se KSHZ bën çmos që të realizohet pastrimi i listave.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ndërmjetësi belg tha se nëse nuk ka kohë të mjaftueshme që të përgatiten zgjedhjet, sipas tij, atëherë mund të ketë zgjedhje problematike. Sipas tij, përgjegjësinë e kanë pushteti dhe opozita ndërsa koalicioni qeverisës duhet t’i krijoj kushtet për zgjedhjet, tërheqëse për opozitën.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.