fbpx

Vanhoute nga Brukseli do të sjell propozim- ligj të ri për mediumet

-

Ndërmjetësi belg Piter Vanhoute pritet nesër të miratoj propozim- ligj të ri për mediumet, i cili do t’u prezantohet partive nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos. Sipas informacioneve tona, ndërmjetësi këtë fundjavë ka qenë për konsultime në Bruksel për ngjarjet në vend.

Nesër pasdite sërish do të mbahet takim i grupeve të punës në Klubin e deputetëve, ku do të bisedohet paralelisht për metodologjinë e pastrimit të listave zgjedhore.

Sipas të dhënave tona, nuk ka zhvendose në pozicionet biseduese të partive për dy çështjet kontestuese- pastrimin e listës zgjedhore dhe reformave në mediume.

Nga VMRO DPMNE ende nuk janë përgjigjur për ofertën e LSDM-së për tërheqjen e përbashkët të amendamenteve për çështjet kontestuese lidhur me metodologjinë e propozuar nga KSHZ dhe me ligjin për mediume të propozuar nga ndërmjetësi belg, Piter Vanhoute.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.