fbpx

Van Hojte: Njëra parti nuk e respekton marrëveshjen dhe emërimin e prokurorit special

-

Për momentin mund të them se një parti e madhe nuk i përmbahet asaj që do të thotë marrëveshje dhe nuk i respekton afatet përfundimtare që është e papranueshme në udhëheqjen e bisedimeve dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Këtë e deklaroi lehtësuesi belg, Piter van Hojte para fillimit të raundit të sotëm të bisedimeve mes katër partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Przhinos, për emërimin e prokurorit special publik.

Van Hojt para gazetarëve tha se ata ballafaqohen me problem të madh, që lidhet me dy gjëra.

Ai tregoi një letër ku në anglisht dhe maqedonisht shkruan “fjala është fjalë”.

“Unë po shoh se një nga partitë më të mëdha nuk po respekton afatet finale dhe nuk po respekton marrëveshjen. Kjo nuk është mënyra e të biseduarit, nuk mund të arrish marrëveshje nëse nuk e respekton atë që keni akorduar. – deklaroi Van Hojte.

Duke treguar një letër tjetër ku shkruan “llogaridhënie” në gjuhën angleze dhe maqedonase, theksoi se ky problem është më i madh.

Problemi tjetër, edhe më i rëndësishëm, është se në Evropë kemi sistem vlerash. Vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare, duhet të respektojnë sistemin tonë të vlerave. Një prej vlerave më të rëndësishme është llogaridhënia. Llogaridhënia do të thotë që secili funksionar publik ka obligim të japë llogari dhe t’i shpjegojë qytetarëve se çfarë ka bërë. Nëse ka çfarëdo dyshimi se mund të ketë pasur abuzim pushteti ose abuzim parash, duhet të hetohet”, tha Piter Van

Në pyetjen e gazetarëve cila parti nuk i përmbahet marrëveshjes, Van Hojte u përgjigj se kjo ju ngel juve që të mësoni.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.