Uajgl: Kumanova është kulmi i krizës politike

-

Raportuesi i Parlamentit evropiane për Maqedoninë, Ivo Uajgl deklaroi se ndalimi i krizës politike dhe i dhunës në Maqedoni është kusht që vendi të merr raport pozitiv.

Uajgl për televizionin slloven tha se pret që KE në ditët në vijim të konkretizojë se çfarë mund t’i ofroj Maqedonisë për ta stabilizuar situatën ndërsa autoritetet e vendit duhet në mënyrë konstruktive ta zgjidhin krizën politike e cila kulminoi me sulmin terrorist në Kumanovë dhe të tregojnë inkluzivitet ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Ai vlerëson se Kumanova është zgjedhur si vend për incident për shkak të afërsisë me kufirin kosovar dhe serb dhe për atë se pjesa më e madhe e popullatës në këtë qytet janë shqiptarë. Uajgl shton se numri i viktimave, 8 prej policëve dhe 14 prej sulmuesve shqiptarë, me siguri do të ishte më i vogël nëse autoritetet maqedonase do t’i merrnin parasysh paralajmërimet që i kanë pranuar dhe do të reagonin në kohë.

Uajgl thotë se Kumanova është kulmi i krizës politike që ashtu po zgjat më gjatë kohë.

Përfundimi i krizës politike dhe dhunës janë kusht për BE që pozitivisht të pozicionet ndaj çështjes së të ardhmes  së vendit ndërsa kjo do të thotë anëtarësim në BE, tha Uajgl. Ai gjithashtu përmendi se në të kundërtën mbështetja e Brukselit ndaj vendit mund të bie, si dhe mbështetja e Parlamentit evropiane, që nëntë vite me radhë miraton raporte pozitive për avancimin e shtetit.

Sipas Uajgl, për krizën në Maqedoni gjithashtu fajtor janë “mos-vendosmëria” dhe “qëndrimi anash” i BE-së dhe NATO-s në integrimin e vendit në këto struktura.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...